Presidetja e KE-së, Urusla von der Leyen, ka shmangur komentet lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. Ajo u pyet në konferencën për mediat se çfarë mendonte për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës.

Ajo tha se me Shqipërinë punojmë për reforma, mbështesim reformën në drejtësi, por nuk bëjmë komente lidhur me çështjes gjyqësore.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet.

“Nuk bëjmë komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur përmbyllen çështjet, mbase në ndonjë rast, ia vlen të bësh koment, sikundër mund të jenë ata katastrofike, siç është shpifja”, tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA KRAH VON DER LEYEN: IKU KOHA KUR THONIT ‘DUAM ÇELJEN E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË’!
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ GJKKO MERR VENDIMIN, ILIR META MBETET NË BURG