Sali Berisha festoi sot ditëlindjen e tij të 80-të. Kjo ditë e shënuar për të e gjeti Berishën nën “arrest shtëpie”, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në rastin e dosjes “Partizani”.

E pikërisht sot, SPAK mbylli dosjen prej 333 fashikujsh ku akuzohet edhe dhëndri i tij dhe e dërgoi në GJKKO.

Megjithatë Berisha nuk mungoi në dritaren e shtëpisë së tij, në një fjalim të shkurtër ku falenderoi mbështetësit për urimet. Në dritare, sot u shfaq edhe Liri Berisha, bashkëshortja e tij, dhe së bashku valëvitën për disa çaste flaumujtë e Partisë Demokratike.

“Kjo është ditëlindja që unë ndjehem më i frymëzuar, më i motivuar dhe më krenar se kurrë në jetën time me ju”, tha Berisha në përfundim të fjalës së tij.

Artikulli paraprakTRONDITET GREQIA, LËKUNDJE TËRMETI NË VENDIN FQINJ
Artikulli tjetërSHQIPËRIA HAPI NEGOCIATAT PËR GRUP-KAPITULLIN E PARË, REAGON AMBASADA FRANCEZE