Gjykata e Posaçme ka shtyrë për ditën e shtunë në orën 12:00, masën në ngarkim të Sali Berishës, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi. Gjatë ditës së sotme, avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pritet të depozitohet në Gjykatë gjatë ditës së nesërme, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga një tjetër gjykatëse e kësaj gjykate. SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.

Ish-Kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie.

Artikulli paraprakVLLAZNIA TAEKWONDO SIGURON SUKSESET E RRADHËS
Artikulli tjetërGJKKO SHTYU SËRISH VENDIMIN PËR MASËN NDAJ ISH-KRYEMINISTRIT, FLET AVOKATI I BERISHËS