Në një dalje nga selia blu, Sali Berisha u shpreh se është i gatshëm që ta votojë edhe sot heqjen mbrojtjes dhe imunitetin e deputetëve, pas lajmi se SPAK ka dërguar në Kuvend kërkesë për arrestimin e tij në shtëpi.

Berisha: Në vitin 2012 Sali Berisha ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve. Ky amendament është kundërshtuar nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Kështu që unë kam deklaruar se jam i gatshëm që ta votoj vetë këtë ligj dhe nuk kam kundërshti. Unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës sepse ajo është shkelje e kushtetutës, kam mbrojtur parlamentin dhe jo veten.

Do ta lexoj kërkesën dhe jam 100% dakord se nuk duhet të ketë mbrojtje për deputetët. Do të pranoj çdo vendim të parlamentit.

Artikulli paraprakSPAK KËRKESË NË KUVEND PËR NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË PËR SALI BERISHËN, NGA “DETYRIM PARAQITJE” NË “ARREST SHTËPIE”
Artikulli tjetërSHKODËR, SHOFERËT KËRKOJNË RIPARIMIN E RRUGËS