Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar sot në GJKKO kërkesën për arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Kërkesa u dorëzua sot (22 dhjetor) një ditë pasi Kuvendi votoi me 75 vota pro në seancë plenare, heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se seanca do të mbahet më 26 dhjetor ora 10:00 dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
SPAK kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest shtëpie.
Lajmi në përditësim…