Dy prokurorët që hetuan ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri do të jenë pjesë e SPAK (Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion). Vladimir Mara dhe Dritan Prenci janë përzgjedhur nga drejtuesi Arben Kraja për tu emëruar përkohësisht në SPAK.

Prenci dhe Mara janë prokuror që kanë kaluar vettingun më herët dhe deri para krijimit të SPAK ata ishin hetues të Krimeve të Rënda.

Si Mara dhe Prenci kishin shfaqur interes për të qenë në listën e SPAK ndër 15 prokurorët e përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për në SPAK, por nuk arritën të zgjidheshin.

Tashmë me këtë procedurë dy hetuesit arrijnë të bëhen pjesë e SPAK por me një mandat të përkohshëm dhe jo 9-vjeçar.

Dritan Prenci e Vladimir Mara i shtohen tetë prokurorëve të tjerë të cilët prej një jave kanë nisur nga puna.

Artikulli paraprakPROJEKTI PËR PYJET SHTYHET DERI NË VITIN 2020
Artikulli tjetërARMË,DROGË DHE FITIL ZJARRPËRCJELLËS, ARRESTOHET 27-VJEÇARI