SPAK, LSI: Gjenden njerëzit që mund të bëjnë hetimin
Për të pastruar politikën e drejtësinë duhen dhe sakrifica. Ndaj brenda rradhëve të saj, LSI nuk ka mëdyshje për ta votuar byronë, Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme të njohur ndryshe si SPAK. Kjo strukturë do të hetojë në nivele të larta politike e drejtësie. Por deputetë socialistë i bënë të qartë Fatmir Xhafajt në mbledhjen e grupit të hënën se me kriteret e forta që hetuesit SPAK e familjarët e tyre duhet t’i nënshtrohen, do të jetë e vështirë për të gjetur njerëz për ta kryer këtë detyrë. Por Petrit Vasili i LSI-së mendon ndryshe. Të enjten në 6 tetor votohet paketa e ligjeve që bëjnë funskionale reformën në drejtësi. Por nëse PD ankimon në kushtetuese ligjin e vetingut, a cënohet pjesa tjetër e reformës? Kosto shtesë për buxhetin e shtetit këtë vit për zbatimine Reformës në Drejtësi është 1.8 miliard lekë. Shifër kjo e kënaqëshme për LSI-në e cila kishte kushtëzuar dhe votën e saj për ligjet me këtë faturë. Pas miratimit të paketës së emergjencës të enjten, javën e ardshme Komsioni i Reformës nis punën me ligjet e tjera të drejtësisë.