Monika Kryemadhi ka reaguar më anë të një postimi në Facebook, pas lajmit se SPAK do të nisë hetimet për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Vendimi ky i bërë me dije nga SPAK, pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti opozitar Halit Valteri.

“Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë. Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët”

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme i ka dërguar një shkresë KQZ-së ku i kërkon informacione për Metën, konkretisht formularin e vetëdeklarimit.

Artikulli paraprakMËSONI DISA RREGULLA SE SI TË JETONI PA STRES
Artikulli tjetërMETA: NUK E DI ÇFARË HETON SPAK, POR NUK I SHMANGEM DREJTËSISË! NUK JAM THIRRUR DHE AS NUK JAM I INTERESUAR