Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet në SPAK.Policia ka zbarkuar poshtë pallatit të tij, për ta shoqëruar në Prokurorinë e Posaçme.

Kjo është hera e parë që Berisha përballet me drejtësinë për aferën Partizani, ku do të merret në pyetje përballë prokurorëve Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja. Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ/ 11 TË VDEKUR NGA RRËSHQITJET E DHERAVE NË KINË, EKIPET NË LUFTË ME KOHËN PËR TË MBIJETUARIT
Artikulli tjetërSHKODËR, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES, PROCEDOHET PENALISHT 50-VJEÇARI