SPAK ka zbuluar mbrëmjen e sotme akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi.

Mësohet se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal. Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Ndërtuesi Fatmri Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

Artikulli paraprak“ÇËSHTJA KUNDËR MEJE, PËR TË VENDOSUR DIKTATURËN”, BERISHA TREGON ‘PRAPASKENAT’
Artikulli tjetërBERISHA: SPAK DUHET MERRTE LEJE NGA KUVENDI. POR JA ÇFARË THOTË LIGJI PËR PERSONA MBI 72 VJEÇ