Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyn me disa ditë afatin e pranimit të aplikimeve për SPAK deri më 21 shkurt.
Vendimi është marrë me 10 vota pro ndërsa kundër ka votuar vetëm nënkryetari i KLP, Alfred Balla.
Edhe dy kandidate- Ndërkohë sot iu shtuan edhe dy kandidate listës së konkurrentëve për tu bërë pjesë e SPAK.
Së fundmi ka aplikuar prokurorja Dorina Bejko dhe prokurori e Shkodrës, Vate Staka.
Gara për SPAK u hap nga KLP më 7 janar dhe deri tani, bashkë me Bejkon, kanë aplikuar 14 kandidatë.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do ketë në trupën e saj 15 anëtarë.
KLP i bën thirrje prokuroreve të shfrytëzojnë këtë afat dy javor për të paraqitur aplikimin e tyre.