Spanja shënoi sot ditën e 235-të pa qeveri, pavarësisht dy cikleve të fundit zgjedhore.

Vendi është detyruar të zhvillojë dy herë zgjedhje të përgjithshme brenda një viti të vetëm, për herë të parë në historinë e tij për shkak të paaftësisë së ligjvënësve për të rënë dakord për një qeveri të re.

Zgjedhjet u mbajtën më 28 prill dhe 10 nëntor dhe bisedimet mes partive politike kanë dështuar çdo herë.

Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) fitoi në të dy zgjedhjet, por nuk arriti të fitojë shumicën në parlament.

Kryetari i PSOE dhe kryeministri i përkohshëm i qeverisë, Pedro Sanchez nënshkroi marrëveshje paraprake me Pablo Iglesias, kreun e partisë së majtë Unidas Podemos, dy ditë pas zgjedhjeve të 10 nëntorit. Por, ata nuk kanë mjaftueshëm deputetë për formimin e qeverisë.

Për të formuar qeveri të majtë të pakicës, PSOE ka nevojë për mbështetjen e Partisë së Majtë Republikane të Katalonjës (ERC), e cila ka kërkuar axhendë politike separatiste.

PSOE ka zhvilluar bisedime me ERC-në për më shumë se një muaj, por ende nuk ka rezultate.

Artikulli paraprakTËRMETI/ QIRATË NË DURRËS ARRIJNË GATI SA DYFISHI I BONUSIT, TË GJITHË DUAN KATET E ULËTA
Artikulli tjetërAUSTRALIA “DIGJET” NGA ZJARRET E TEMPERATURAT E LARTA