Spanja proteston pro emigrantëve. Rreth 500 mijë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës, ku i kërkuan qeverisë të lejojë hyrjen e më shumë emigrantëve në Europë.

Organizata civile që organizoi këtë protestë propozon që qytetarët, organizatat dhe institucionet, të punojnë së bashku për ti kërkuar qeverisë spanjolle dhe Komisionit Europian të pranojë më shumë refugjatë dhe viktima lufte. Rreth 500 mijë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës, ku i kërkuan qeverisë të lejojë hyrjen e më shumë emigrantëve në Europë. Marshimi u organizua nga organiztata civile Casa Nostra Casa Vostra, teksa kreu i saj Ruben Wagensberg u shpreh: “U kërkojmë të gjitha qeverive, atyre që kanë çelësat në dorë të sjellin ata mijëra njerëz që po presin në kufijtë europianë, u kërkojmë qeverive të marrin masa për refugjatët, por edhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së emigrantëve të cilët tashmë jetojnë këtu”. Casa Nostra Casa Vostra ose shtëpia jonë shtëpia juaj propozon që qytetarët, organizatat dhe institucionet, të punojnë së bashku për ti kërkuar qeverisë spanjolle dhe Komisionit Europian të pranojë më shumë refugjatë dhe viktima lufte. Organizatorët thanë se ky është demonstrimi më i madh i këtij lloji që mbahet në Europë që nga fillimi i krizës së refugjatëve. Vitin e kaluar, 5.000 njerëz vdiqën në detin Mesdhe në përpjekje për të kërkuar strehim dhe një jetë më të mirë në Europë.

Artikulli paraprakNETANJAHU HODHI POSHTË OFERTËN AMERIKANE PËR PAQE NË RAJON
Artikulli tjetërAKSIDENT NË ARGJENTINË, PËRMBYSET AUTOBUSI, 19 TË VDEKUR