Spanja shpall listën, me artileri të rëndë përballë Italisë e Shqipërisë

Trajneri i Spanjës, Lopetegui ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës për Botërorin e Rusisë, ndaj Italisë dhe Shqipërisë. Përballë Italisë, Spanja do të luajë në datë 6 tetor, ndërsa 3 ditë më pas përballë Shqipërisë në Shkodër. Në listën e publikuar nga Lopetegui nuk mungon asnjë nga lojtarët kryesorë, ndërsa vihen re edhe prania e ISCO, që pavarësisht se nuk ka luajtur shumë me Realin ka besimin e teknikut iberik. Në Listë nuk janë Azplicueta, Mata, Paco Alcácer, apo edhe talenti madrilen Asensio. Mbrojtja kuqezi do ta ketë shumë të vështirë të përballojë sulmin e furisë së kuqe me Moratën, Costën, Noliton apo Vitolon. Trajneri spanjoll përpos Italisë, edhe Shqipërinë e ka cilësuar si një kundërshtar shumë të vështirë. De Biasi do të përgjigjet nesër me listën e tij përballë Lihteshteinit dhe Spanjës, ku surpriza mund të jetë Eros Grezda. Lopetegui Portierë: David de Gea (Manchester United), Pepe Reina (Nápoles), Sergio Rico (Sevilla). Mbrojtës: Jordi Alba (Barcelona), Gerard Piqué (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Carvajal (Real Madrid), Sergi Roberto (Barcelona), Nacho (Real Madrid), Javi Martínez (Bayern). Mesfushorë: Sergio Busquets (Barcelona), David Silva (Manchester City), Thiago Alcántara (Bayern), Saúl Ñíguez (Atlético Madrid), Koke (Atlético Madrid), Isco (Real Madrid) Iniesta (Barcelona). Sulmues: Álvaro Morata (Real Madrid), Lucas Vázquez (Real Madrid), Nolito (Manchester City), Callejón (Nápoles), Diego Costa (Chelsea), Vitolo (Sevilla)

Artikulli paraprakGJYQI I RREMBYESVE,KERKOHET NJOFTIMI I TE SHPALLURIT NE KERKIM
Artikulli tjetërBIZNESI KUNDERSHTON LIGJIN PER “DHOMAT E TREGTISE”