Autoritetet spanjolle kanë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe një grup tjetër ekstremist.

Arrestimet kanë ndodhur pas bastisjeve në Valencia dhe Alicante si dhe në enklavën afrikano-jugore të Spanjës, Ceuta.  Katër nga të arrestuarit janë shtetas spanjollë por me origjinë nga Maroku, Jordania dhe Siria, ndërsa dy të tjerë janë shtetas sirianë dhe marokienë. Policia nuk ka dhënë detaje për të arrestuarin e shtatë. Hetimet për këtë rast kanë filluar që në vitin 2014 dhe ende vazhdojnë, ndërsa policia i përshkruan si hetime për “strukturat e huaja” të Shtetit Islamik në tokën spanjolle. Mediat ndërkombëtare raportuan se shtatë të arrestuarit ofronin mbështeteje logjistike për aktivitetet terroriste në Siri dhe Irak, si dhe po planifikonin që të dërgonin dhjetëra femra për militantët.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 08.02.2016
Artikulli tjetërHOLLANDE – MERKEL, TAKIM TË PËRBASHKËT PËR EMIGRANTËT