Një nëndetëse e ngarkuar me më shumë se 2.000 kg kokainë është kapur në ujrat detarë të Spanjës.
Policia ka vënë në pranga dy persona ndërsa një i tretë mundi të largohej kur Roja Bregdetare Spanjolle ndaloi në brigjet e Rajonit të Galicia në veri-perëndim të Spanjës nëndetësen e ngarkuar me kokainë
Sipas policisë, personat që kontrabandonin drogë ishin të tre me kombësi ekuadoriane.
Mediat spanjolle raportojnë se nëndetësja ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte për destinacion Spanjën.
Nëndetëset e ngarkuar me kokainë janë përdorur shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar drogë nga Amerika Latine në SHBA.
Në muajin korrik, Roja Bregdetare e SHBA ndali një nëndetëse me drogë në Oqeanin Paqësor.