Spanjë, Malaga goditet nga përmbytjet, një grua humb jetën

Qyteti i Malagas në Spanjë është goditur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ku si pasojë edhe një person ka humbur jetën. Qeveria spanjolle tashmë e ka lëshuar alarmin duke paralajmëruar banorët e zonës së goditur që të kenë kujdes, shkruan Reuters. Një grua 26 vjeçare është gjetur e vdekur në qytezën Estepona në zonën Costa del Sol, rast ky i konfirmuar nga zëdhënësja e qeverisë lokale të Malagas. Pamjet e transmetuara në kanale televizive tregojnë se në disa zona niveli i ujit është rritur duke mbuluar edhe makinat. Autoritetet lokale thonë se në terren kanë dalë 300 ekipe të shpëtimit për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Artikulli paraprakVETTINGU, EKSPERTËT BRITANIKË NË SHQIPËRI PËR PASTRIMIN E PARAVE
Artikulli tjetërVRASJA NË FIER,BREGU:DO PADIS GJYQTARIN, MANJANI:HETIM ADMINISTRATIV