Skuadra kuqezi është mposhtur nga Spanja me rezultatin 3-0.

Në këtë ndeshje ekipi I kombëtares tregoi edhe një herë mangësitë e saj ku rastet për shënim nuk munguan por që arritët të preknin vetëm shtyllën. Ky takim nuk është se pati shumë histori pasi tre golat e shënuar në këtë ndeshje janë realizuar në harkun kohorë prej dhjetë minutash. Ky takim nuk qe shumë I mundimshëm për Spanjën pasi nuk e pati shumë të vështirë të kalonte në epërsi kundrejt kuqezinjve.

Në minutën e 16, kur ishte pikërisht Rodrigo që shfrytëzoi asistin e Iscos për të zhbllokuar rezultatin në 1-0. Tetë minuta më vonë ishte fantazisti i Realit të Madridit, Isco që do të dyfishonte rezultatin, për t’i lënë vend 3 minuta më vonë Thiago Alcantarës të mbyllte gjithçka.

Pavarësisht tre golave të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes duket se lojtarët e kombëtares rikthehen në pjesën e dytë ku u shfaqën më pranë portës spanjolle në kërkim të golit të parë. Armando Sadiku gjeti shtyllën pas një tentative me kokë, ndërsa Latifi u ndal nga portieri De Gea. Me këtë fitore Spanja siguron lejekalimin për në Kupen e Botës, ndërsa Shqiperia tashmë ka vetëm një pikë më shumë se Izraeli i vendit të 4-ët.

Artikulli paraprakKOMUNITETI ROM NË PROTESTË
Artikulli tjetërSHKOLLIM DHE PUNËSIM NË GJERMANI