Në qytetin e Shkodrës është inaguruar një tjetër dyqani I rrjetit ndërkombëtarë të supermarketeve dhe hipermarketeve Spar, një rrjet ky që operon me mbi 12.100 dyqane në 44 shtete midis 4 kontinenteve.
Shumëllojshmëri të madhe produktesh, çmimesh dhe ofertash, tashmë më pranë qytetarëve me dyqanin që ndodhet tek stadium “Loro Boriçi”. Me një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve ku të gjithë shprehen të kënaqur me shërbimin cilësor, çmimet e çdo gjë tjetër. Rrjeti ndërkombëtar Spar synon që vitin e ardhshëm të inagurojë rreth 100 dyqane të tjera në të gjithë Shqipërinë , ku në fillimin e 2017-ës synohet të hapen edhe 4 dyqane të tjera në Shkodër.