Keqeverisje e quan kryetari i Partisë Demokratike për Malësinë e Madhe Pjerin Spathari qeverisjen e majtë ashtu siç edhe drejtimin për bashkinë Malësi e Madhe nga partia socialiste dhe kryebashkiaku aktual Tonin Marinaj.

Kreu i PD në Malësinë e Madhe shpreh indinjatë për qeverisjen jo të duhur të bashkisë atje ndërsa thotë se do ketë protesta. Për të ardhur fitorja e PD në Malësinë e Madhe dhe për t’u mos u përsëritur skenari i 2015 ku të djathtët e humbën bashkinë, Spathari thotë se demokratët malësor duhen bashkuar. Pak kohë më parë edhe deputeti i PD në Malësinë e Madhe Gjovalin Bzheta ishte në të njëjtën linjë ndërsa duhet pritur nëse demokratët do ribashkohen apo do vijojnë të jenë të ndarë në zgjedhjet e 2017.

Artikulli paraprakZAMIR KASTRATI, DREJTORI I RI I OSHEE NJËSIA SHKODËR
Artikulli tjetërKRAJA: OBJEKTIV ME VLLAZNINË B DERI NË KATEGORINË E PARË