iPhone 7 është pajisur me një proçesor të ri Apple A10 që siguron më shumë shpejtësi për çdo veprim dhe një konsum akoma më të vogël në krahasim me versionin e mëparshëm.
Rezultatet benchmark të ditëve të kaluara kanë treguar se iPhone 7 është teorikisht më i shpejtë se një kompjuter normal MacBook Air. Për të provuar më konkretisht fuqinë e iPhone 7, PhoneBuff ka realizuar një video ku e krahason atë me Samsung Galaxy Note 7. Testi bazohet në shpejtësinë e hapjes së disa aplikacioneve dhe lojërave që përdorim me shpesh. Pasi të gjitha aplikacionet janë hapur për herë të parë, PhoneBuff ka testuar edhe efiçencën e dy telefonave duke hapur të njëjtat aplikacione. Rezultati? iPhone 7 është shumë më i shpejtë se Note 7, duke e kompletuar ciklin e tij të dytë përpara se Galaxy të përfundojë të parin. Në mënyrë të veçantë, pavarësisht se ka vetëm 2GB RAM kundër 4GB të Note 7, iPhone 7 i ka të gjitha 14 aplikacionet e hapura në momorie, ndërsa rivalit i duhet t’i ringarkojë disa. Kjo konfirmon tezën e Apple, sipas të cilës efiçenca e projektimit hardware dhe software sëbashku mund të sjellë performanca më të mira edhe kur ka më pak RAM. Pikët finale për karikimin total kanë qenë për iPhon 7 1m 40s, ndërsa për Note 7 3m 14s. Për më tepër mund të shikoni videon e mëposhtme. Marre nga Portali: iPhoneAlbania