Kryeministri Edi Rama njofton se Dubai do të ofrojë një spektakël me fishekzjarre në natën e ndërrimit të viteve, si një dhuratë për Durrësin dhe marinën e qytetit.

Ai shkruan në Facebook se banorët e Durrësit mund ta ndjekin spektaklin e fishekzjarreve tek Vollga, ndërsa ka uruar të gjithë shqiptarët një vigjilje të paqme të Vitit të Ri.

Postimi i kryeministrit Rama:

Mirëmëngjes dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fizhekzjarreve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri.

Artikulli paraprakGJENDET PAS DISA ORË KËRKIMESH ALPINISTI I ZHDUKUR, NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE
Artikulli tjetërSOT NATA E NDËRRIMIT TË VITEVE, FESTË NËN ‘HIJEN’ E OMICRON, POR PA ORË POLICORE