Barcelona mori një fitore të madhe sot në “Camp Nou”, duke mposhtur 4-2 Atletico Madrid. Me këtë sukses, katalanasit kapin vendin e katërt, e thënë ndryshe, një vend në Champions.
U deshën 8 minuta lojë që Carrasco të realizonte golin e avantazhit për miqtë e drejtuar nga Diego Simeone. Por vetëm 2 minuta zgjati festa e Colchoneros në Camp Nou, sepse me një golazo fluturimthi, Jordi Alba do të barazonte shifrat në 1-1 për djemtë e Xavi Hernandez.
Më i miri i fushës në këtë pjesë të parë ishte padyshim Dani Alves. I bujshëm ka qenë ndikimi i 38-vjeçarit, i përjashtuar nga lista e Europa League ditët e fundit nga Xavi. Në minutën e 21-të, Gavi përmbys në 2-1. Një super Barcelona bën atë që do me Atleticon, duke fituar 3-1 ne 45′ e para, Arauajo shënon në limite.
Edhe pse gati pranë tërheqjes dhe tashmë 38 vjeç, Dani Alves ka shënuar një gol të bukur në fillimin e pjesës së dytë, duke çuar shifrat në 4-2. Me lot në sy, përpara publikut të Camp Nou, në këmbë për të, ka festuar ashtu si në kohët e arta. Goli i Suarez për Atleticon thjesht ngushtoi shifrat në 4-2.