Fasada e bashkisë Shkodër u kthye në një spektakël dritash e ngjyrash shoqëruar me muzikë që përmbylli natën e parë të karnavaleve. Fëmijë e të rinj por edhe shumë qytetarë shijuan në shesh pikturat, videot të ndërthurura me dritat përmes projeksionit në fasadën e godinës së bashkisë monument kulture.

Drejtuesja politike në Shkodër e PS Elisa Spiropali dhe Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni iu përshtatën festës së karnavaleve duke thënë se qyteti shkëlqen më shumë se kurrë me maskat e kostume tradicionale të kësaj feste.

Festa e karnavaleve vijon edhe gjatë të shtunës ndërsa do të kulmojë të dielën me karvanin e artistëve të humorit dhe djegien e dordolecit.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI, JA KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetërKARNAVALET, POLICIA MERR MASA PËR GARANTIMIN E SIGURISË