Ky 20 vjetor do të jetë ndryshe për Spice Girls, pasi mendojnë që të realizojnë një turne botëror. Por ashtu sikundër ka ndodhur edhe më herët, jo të gjitha ndajnë të njëjtën qëndrim për tu ribashkuar. Ato tashmë e kanë vendosur që ti rikthehen fansave, ndërsa kanë ngacmuar ndjekësit e tyre me anë të fotove.

Grupi i vajzave më i madh në botë do të ribashkohet për të festuar 20-vjetorin e formimit, përmes një turneu botëror. Raportohet se stilistja Victoria Beckham mund të mos i bashkohet vajzave Emma Bunton, Mel C, Geri Halliwell dhe Mel B. “Për një kohë të gjatë, ato nuk kanë dashur të punojnë për projektet e reja pa praninë e Victoria, pasi mendonin se dëshironin të prodhonin diçka të pandara por për këtë përvjetor ato janë të bindura se nëse nuk bëjnë diçka tani, nuk do ta bëjnë më kurrë”, ka thënë një burim për “Mirror” 

Artikulli paraprakASGJESOHEN 3215 RRËNJË BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërKONSTITUIMI I KËSHILLIT BASHKIAK, PREFEKTI KUNDËR DATËS