Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me djegien e mandateve nga deputetë të opozitës. Ndërsa shpërndan deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha përmes së cilës heq dorë nga mandati i deputetit, Spiropali sjell në vëmendje një shprehje të Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!

Postimi i Plotë:
Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend – megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s’u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si kryeministri!

Por e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara.

Duke e parë këtë copë letër m’u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!

E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!

Artikulli paraprakADMINISTRATA/ QEVERIA SHPALL 495 VENDE VAKANTE, 100 POLICË MË SHUMË NGA 1 MARSI
Artikulli tjetërANKETA NË KOSOVË: 48% E QYTETARËVE NUK DUAN BASHKIM ME SHQIPËRINË