TENDERAT E KALUAR, KANË QENË TË GJITHA NË DËM TË BIZNESIT Është avokatura e shtetit, e cila po merret me mbrojtjen e shtetit shqiptar kundrejt kompanisë Amerikane “Rapiscan”.

Nje fakt i tillë është pohuar nga drejtoresha e doganave Elisa Spiropali, e cila ka deklaruar se është e drejta e kompanisë që të kërkojë të drejtën e saj, ashtu si edhe e shtetit shqiptar që të mbrohet. Por nga ana tjetër ajo ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur, ka qenë në dëm të biznesit. Marrëveshja konçensionare me kompaninë amerikane “Rapiskan”, u firmos nga qeveria Berisha dhe parashikohej të zgjaste për 15 vjet.Kontrata e firmosur nga “qeveria Berisha” është kundërshtuar që në fillesat e saj, jo vetëm nga opozita e atëhershme, por dhe nga biznesi, kryesisht ai fason, duke u cilësuar si barrë e rëndë për aktivitetin e tyre. Në bazë të kontratës, çdo biznes, që të kalonte mallin në doganë, duhej të paguante 39 euro për çdo deklaratë doganore, pastaj skaneri verifikonte nëse kishte mallra kondrabandë. Nga ky konçesion llogaritej që kompania private të përfitonte rreth 20 milion euro në vit.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/UYnFP5KaGhw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDH.A.T, MBLEDH FORUMIN E BIZNESIT
Artikulli tjetërENERGJIA, NISIN ARRESTIMET