Ministrja Elisa Spiropali ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe kreun e PL Ilir Meta në fjalën e saj në Kuvend.

Ajo u shpreh se të dy këto politikanë, të cilët kanë qenë në poste si kryeministra dhe presidentë, përdorin ndaj Altin Dumanit dhe SPAK një gjuhë “të dalë nga binarët e mendjes”.

“A keni një opinion për dy baballarët në majë të thanës ku jeni ngjitur të tërë? Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK dhe njëri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon kreun e SPAK në ekrane ku t’i dalë para. Bëni prokurorin e akuzatori këtu.
Gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së dy baballarëve tuaj as nuk e përmendni, të dy presidentë të kësaj republike, kryeministra, bela të këtij populli, për të cilët ju nuk shpreheni e doni të bëni këtu sherr e rrëmujë e të na thoni çfarë opinioni keni për ulërimat e tyre, sepse nuk janë dy kokë dele por baballarë të opozitës tuaj. Na drejtoni gishtat për drejtësisë ju që jeni kokë e këmbë me vetëm dy gishtat lart

Hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat në kopështin e popullit. Duke i mbajtur të dy ata mbi supe sic mbanin shërbëtorët mbretërit. Këtu vini e kërkoni sherr duke u përpjekur të mbani peng Kuvendin për hallin tuaj.

Dilni thoni qartë SPAK për ju është organ i drejtësisë apo jo?”, tha ajo.

Artikulli paraprakVAU I DEJËS, KULTIVUAN KANABIS, AMP VË NË PRANGA BABË E BIR, 70-VJEÇARI ISHTE KRYEPLAKU I FSHATIT PEPSUMAJ
Artikulli tjetërVODHI PARA DHE BIZHUTERI NË BANESËN E 47-VJEÇARES, ARRESTOHET AUTORI NË SHKODËR