Dhurata Uruçi nuk do të jetë më drejtore e spitalit rajonal të Shkodrës.

Edhe pse prej kohësh përflitej për ndryshime tashmë kanë filluar që të bëhen realitet. Uruçi është shkarkuar nga ministria e shëndetësisë. Në vend të ish-drejtores Uruçi do të jetë një tjetër emër i njohur. Bëhet fjalë për Përparim Çelën i cili deri më tani drejtonte poliklinikën e specialisteteve të qytetit të Shkodrës. Ky i fundit edhe më parë ka qenë një prej kanidatëve për të marë drejtimin e spitalit rajonal të Shkodrës. Edhe ky ndryshim në një prej institucioneve më të rëndësishme siç është spitali vjen brenda familjes socialiste të Shkodrës. Uruçi është pjesë e PS ashtu siç edhe drejtori i ri i spitalit Përparim Çela. Mjekja neurologe Dhurata Uruçi e mori spitalin e Shkodrës në një moment të vështirë Dhe këto vështirësi e shoqëruan edhe gjatë këtyre kohëve kur ishte në drejtim. Disa protesta janë zhvilluar në spitalin e Shkodrës për shkarkim nga puna të një numri të madh të sanitarëve si dhe për mungesën e medikamenteve dhe blerjen e tyre nga qytetarët pranë farmacive aty afër. Të gjitha këto bashkë me ankesa të tjera nga pacientët herë pas here bënë që ish-drejtorja Uruçi të merrte një faturë që nuk ishte krejtësisht e saja. Më shumë sesa një ndryshim për këto shkaqe vjen edhe për arsye politike dhe një fryme tjetër brenda radhëve të PS në Shkodër. Ka nisur me ALUIZNIN, Hipotekën, Shëndetin Publik, Inspektoriatin e Shëndetësisë para pak ditësh dhe tashmë vijon me ndryshim drejtorësh në spitalin rajonal të Shkodrës. Këto lëvizje pritet që të vijojnë edhe në ditët në vijim me të tjerë zëvendësime drejtorësh në institucuione të ndryshme. Ditën e hënë të javës së ardhshme drejtori i ri i spitalit të Shkodrës Përparim Çela do të nisë zyrtarisht punën.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSTAR TREND – 06.05.2016
Artikulli tjetërTRE ISH-PRESIDENTËT LETËR METËS: PRESIDENTI TË ZGJIDHET NGA POPULLI