Në vetëm pak ditë në drejtim të spitalit rajonal të Shkodrës, drejtori i ri Përparim Çela tregon për investimet që po bëhen dhe që do të jenë në të ardhmen në atë spital.
Drejtori Çela shprehet edhe për disa projekte të tjera me të cilat synohet që të ketë një shtim të shërbimeve në spitalin e Shkodrës. I pyetur për akuzat në vazhdimësi nga sindikata e shëndetësisë dhe protestat për mungesë të ilaçave, drejtori Çela shprehet se medikamentet bazë ekzistojnë ndërsa po lidhen kontratat edhe për 6 preparate të tjera. Përparim Çela më parë mbante postin e shefit të poliklinikës ndërsa u emërua drejtor i spitalit rajonal të Shkodrës pasi disa ndryshimeve në disa prej institucioneve.