Sindikata e shëndetesisë në spitalin e Shkodrës dhe një grup punonjësish protestuan ditën e sotme pasi ende nuk ka dalë paga e muajit dhjetor duke qenë kështu me afro 18 ditë vonesë. Kreu i sindikatës së shëndetësisë Paolo Kaceri deklaroi se spitali i Shkodrës i ka kryer procedurat e pagave por kjo vonesë vjen nga neglizhenca e Ministrisë së Shëndetësisë. Një pjesë e punonjësve të spitalit mund ta pezullojnë punën deri në momentin që të jepen pagat.
Kaceri u shpreh se Ministria e Shëndetësisë merr paratë përmes koncensioneve të tyre por nga ana tjetër vonon pa asnjë shkak pagat e punonjësve të spitalit të Shkodrës.
Në rast se pagat e punonjësve të spitalit të Shkodrës do të vijojnë që të vonohen atëherë sindikata e shëndetësisë pritet që të marrë masa edhe më të ashpra se kjo protestë duke braktisur punën derisa të gjendet një zgjidhje.