Spitali Rajonal i Shkodrës hedh më shumë dritë për vdekjen e 55 vjeçarit Kadri Skrela i cili u nda nga jeta gjatë natës të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Mjeku i cili e ka pritur ne urgjencë Ergys Sulku sa i përket shkakut të vdekjes të 55 vjeçarit, edhe pse tashmë jo me aq rëndësi shprehet se ndër të tjera ka patur edhe cianozë çka do të thotë nxirje dhe një prej mundësive nga ana mjekësore është edhe kontakti me korentin. Kjo është edhe kartela e të ndjerit bashkë me problemet që kapatur. Policia e Shkodrës duke iu referuar ekspertizës mjeko-ligjore mbetet në dyshim për shkakun e vdekjes dhe nuk e ka të vërtetuar nga ana shkencore. Sipas mjekëve e vetmja mundësi për ta vërtetuar është autopsia e cila nuk i është bërë 55-vjeçarit Skrela. Nga ana tjetër mjeku Sulku hedh poshtë një pjesë të versionit të policisë së Shkodrës duke thënë se 55 vjeçari ka ardhur në spital pa shenja jete dhe nuk ka ndërruar jetë në spital siç njoftonte deklarata për shtyp e policies së Shkodrës. Fatkeqësisht Kadri Skrela u nda nga jeta ndërsa kishte ardhur për të pare ndeshjen e Shqipërisë me Maqedoninë. Shkaku i vdekjes së tij mbetet i pazbuluar për sa kohë nuk i është bërë autopsia.