Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se qeveria po mendon opsionin për rivendosjen në funksion të disa uzinave në vendin tonë. Pasi vizitoi nga afër dy ushtarët e sulmuar dje nga një rus të tentoi që të futej bashkë me dy miqtë e tij në uzinën e armëve në Gramsh, u ndal në një prononcim për mediat. Peleshi theksoi se pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim, ndërsa thekson se Shqipëria ka bërë shumë mirë që nuk ka shuar përfundimisht industrinë e armëve.

“Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. . Nuk di që sot s’ka energji në Uzinë. Nuk ka uzinë në punë. Uzina ka statusin shoqëri aksionere por nuk ka aktivitet prej tre vitesh Nuk është e vërtetë që ka tre vite pa energji elektrike”, tha Peleshi.
Mes të tjerash Peleshi tha se kjo ngjarje që ndodhi në Gramsh ngre dyshime për hetime.

“Padyshim që është një ngjarje që duhet vlerësuar, nuk mund të kalojë si një incident civil. Por nuk mund të nxitohemi dhe të nxjerrim konkluzione. Por fakti që është reaguar dhunshëm prej tyre na bëjnë të jemi të vëmendshëm deri në fund. Janë shumë struktura që po punojnë nga Inteligjenca Ushtarake, Policia Ushtarake, SHISH, policia e Shtetit, Antiterrori. Janë në pyetje tre shtetasit e huaj me pasaporta ruse dhe ukrainase. Për pak do ketë një deklaratë për ecurinë e hetimeve,”, theksoi ministri.

Artikulli paraprak“QËNDROJMË ME ALEATIN TONË”, AMBASADORJA KIM PËR SULMIN NË GRAMSH: TË ZBARDHEN FAKTET, AUTORËT TË MBAJNË PËRGJEGJËSI
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 78 VJETORI I HERONJVE TË VIGUT NË SHKODËR