Një tjetër degë e “Byron Hamburgers” është mbyllur në Londër, pasi drejtuesit e këtij rrjeti restorantesh spiunuan emigrantë të paligjshëm, mes tyre dhe shqiptarë.
Qindra persona protestua para një prej pikave të “Byron”, ndërsa protesta vjen një ditë pasi dy pika të tjera u mbyllën. Në rrjetin social Facebook është hapur një faqe ku bën thirrje për protesta, ndërsa theksohet se drejtuesit e “Byron” kanë vepruar në mënyrë të turpshme. Drejtuesit e rrjetit të restoranteve vendosën të spiunonin tek autoritetet emigrantët e paligjshëm, pasi rrezikoni një gjobë prej 700 mijë paund. Ata nxorën një njoftim të rremë se kërkonin punëtorë të huaj, madje dhe pa leje qëndrimi në Londër. Pasi shumë emigrantë të huaj shkuan për të dhënë intervistën, drejtuesit njoftuan policinë. Autoritetet britanike kanë forcuar masat për emigrantët. 20 nga 35 emigrantët e paligjshëm që u ndaluan, do të depërtohen.