Itali,spiunohet nga fqinjët, policia i gjen shqiptarit kokainë e marihuanë
Guardia di Financa në Como, Itali, sekuestroi në një banesë 500 gramë kokainë dhe 1 kg marihuanë si dhe 5 250 euro cash, në banesën e dy shqiptarëve, të cilët u vunë në prangat e policisë. Policia ra në gjurmët e shqiptarëve, pas denoncimit të bërë nga fqinjët. Arrestimet datojnë në 4 tetor, kur në banesën e një shqiptari në Milano, është gjetur drogë. Ndërkohë, në shtëpi u gjetën dhe një tufë me çelësa që dyshohet se ishin të një tjetre banesa me substanca ilegale. Banesa është zbuluar pas dy javësh, ditën e djeshme falë sinjalizimeve të bëra nga banorët, fqinjë me shqiptarët. Bëhet fjalë për një vend, tip garazhi, ku ishte pikasur një person i dyshuar që lëvizte shpesh. Aty policia gjeti 215 kg metamfitaminë në pluhur, një prej drogave që përdoret në diskoteka si dhe 225 kg paracetamol, substancë e përdorur për përzierjen e kokainës dhe heroinës. Ekspertët janë në pritje të përcaktimit të shkallës së pastërtisë dhe matur dozat që do të dilnin nga lënda e konfiskuar.