Spiunohet Renzi e shumë politikanë, kapen vëlla e motër. U gjet database me 18.327 përdorues. I arrestuari i lidhur me masonerine

 

 Policia italiane ka asgjësuar një central të spiunazhit kibernetik që për vite ka grumbulluar sekrete dhe të dhëna të rëndësishme, duke spiunuar politikanë, institucione, administrata publike, studio profesionle dhe sipërmarrës, në nivel kombëtar. Hetimet çuan në arrestimin e një inxhinieri bërthamor e të motrës së tij, rezidentë në Londër, por qytetarë të Romës. Midis të spiunuarve janë Matteo Renzi, Mario Draghi, Mario Monti dhe imzot Ravasi. Në shënjestër edhe të dhëna nga ENAV, shoqëria që administron trafikun ajror Të arrestuarit, 45-vjeçari Giulio Occhionero dhe 49-vjeçarja Francesca Maria, janë shumë të njohur në ambientet e financës së lartë në kryeqytetin italian. Mbi të dy rëndojnë akuzat për prokurimin e lajmeve që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit, akses abuziv në sistemin informatik, të rënduar me përgjimin e paligjshëm të komunikimit informatik dhe telepatik. Ndër portalet objekt të aktivitetit të spiunazhit edhe ai i Banca d’Italia, i Dhomës së Ulët dhe i Senatit. “Giulio është i lidhur me ambiente të masonerisë italiane”, lexohet në urdhërin e ndalimit. Në duart e dy të arrestuarve u gjet një database me 18.327 emra përdoruesish, nga të cilët 1.793 të pajisur me fjalëkalim dhe të kataloguar në 122 kategori që tregojnë topin e objektivit: politikë, biznes, të e të tjera.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË VILË ,SHKAK NJË SHKËNDIJË NË OXHAK
Artikulli tjetërZBARDHET PROJEKTI PËR AEROPORTIN E JUGUT, KANDIDATË DHE KORÇA E FIERI