Rezidentët e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër patën mundësinë të kalojnë një ditë ndryshe, kjo falë organizimit të Javës së Sportit në Ballkanin Perëndimor ku u zhvilluan lojëra pingpongu dhe aerobi nga studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ky projekt, për përfshirjen e gjyshave në aktivitete fizike do të zhvillohet disa herë gjatë vitit, për t’i ofruar atyre shërbime të reja të cilat i ndihmojnë të jenë të fortë dhe të shëndetshëm fizikisht.