Sporti i gjimnastikës në zi! Ditën e sotme ka ndërruar jetë në oshën 74-vjeçare Gani Mezini, i cilësuar si një nga sportistët më të spikatur në sportin e gjimnastikës.
Ai u nderua këtë vit me titullin e akorduar nga presidenti Ilir Meta në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Vlorës. Gani Mezini është nderuar me dhjetëra medalje dhe tituj.
Kush ishte Gani Mezini?
Gani Mezini ishte kampion në sport dhe në qytetari. Titullin e tij të parë e fitoi në Spartakiadën Kombëtare të Pionierëve, në vitin 1959. “Qytetar Nderi i Vlorës” Në 10 sportistët më të mirë vlonjatë të shekullit XX! Në 100 sportistët më të mirë shqiptarë të shekullit XX! I pari “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në Vlorë.
Fitues i disa medaljeve të Arta dhe tituj kampion kombëtar në sportin e gjimnastikës. I dekoruar në prill të vitit 2019 nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”. Ai konsiderohet legjenda e gjimnastikës shqiptare.