Një grup mësuesish nga Liceu Artistik i Tiranës mbërritën në Shkodër për të dytin vit radhazi për të mbajtur një koncert recital në ambientet e sallës Gjon Kapedani të shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova”.

Etleva Kolnikaj, mësuese e pianos pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” tha se organizime të tilla i shërbejnë ndarjes së eksperiencave me shkollat e muzikës në rrethe. Për drejtorin e shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova”, koncerti i titulluar “Spring” i shërben bashkëpunimit ndërmjet institucioneve mësimore në vend. Në spring koncert performuan Etleva Kolnikaj, Edlira Gjoni, Mirjam Hasi, Etrit Adami dhe Klejda Tare, muzikantë dhe mësues pranë liceut artistik “Jordan Misja” në Tiranë.

Artikulli paraprakNË 1 QERSHOR, MINISTRI BUSHATI NË SHKODËR
Artikulli tjetërMANDIJA: NËPUNËSIT S’I LEJOHET TË SHPREHË PUBLIKISHT BINDJET