Edhe pse para shumë vitesh treni në qytetin e Shkodrës është përdorur masivisht qytetarët, gjendja aktuale paraqitet tejet e amortizuar.

Mirëmbajtja e kësaj pjesë, dikur shumë të rëndësishme për qytetin, është pothuajse e pamundur për shkak të mungesës së investimeve. Numri i kufizuar i punonjësve pranë kësaj pike hekurudhore e ka vështirë menaxhimin, gjë e cila ka sjellë edhe lëvizje tejet të ulëta udhëtarësh. Punonjësit bëjnë me dije se treni lëviz shumë rrallë, ndërsa udhëtarët e vetëm janë tregtarë të vegjël që i drejtohen Tiranës. Sediljet, xhamat dhe shumë pajisje të tjera të brendshme e të jashmtme janë dëmtuar duke mos u zëvendësuar më. Një pjesë e materialeve të hekurta që përdoren për mbështetjen e bazamentit në hekurudhë janë vjedhur nga viti në vit, ndërsa zëvendësimi i tyre nuk është bërë. Nga ana tjetër, trasetë janë amortizuar si pasojë e viteve të shumta, situatë e cila po krijon rrezik të vazhdueshëm. Para 1 muaji, si pasojë e amoprtizimit të shinave, 11 vagonë të ngarkuar me lëndë inerte u përmbysën në afërsi të fshatit Grizhë në Malësinë e Madhe.

Artikulli paraprakIU VENDOS TRITOL, POLICI: S’KAM PROBLEME ME ASKËND
Artikulli tjetërDITA E VERËS RIKTHEN VIZITORTËT NË KALANË E SHKODRËS