Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF Arben Dervishi ka marrë një përgjigje nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi për propozimin e tij që stadiumin e ri “Loro Boriçi” ta menaxhojë federata edhe për ndeshjet e Vllaznisë dhe bashkia të marrë një përqindje të biletave.

Kryebashkiakja u shpreh se me rëndësi është që të përfundojnë tërësisht punimet dhe më pas mund të bisedohet. Deri tani nuk ka një propozim zyrtar. Kryebashkiakja nuk e quan një presion të FSHF-së këtë propozim të Dervishit për ta menaxhuar federata stadiumin e Shkodrës. Në stadiumin e Shkodrës janë zhvilluar ndeshje por ende punimet nuk kanë përfunduar totalisht ndërsa njëkohësisht është në përgatitje e sipër edhe dokumentacioni për dorëzimin e objektit.

Artikulli paraprakTRANSPORTI URBAN, INVALIDËT DO TË KENË KARTA DIXHITALE
Artikulli tjetërGJYQI PER LAZARATIN BLLOKOHET, PREJ KATER MUAJSH MUNGOJNE AVOKATET