Stadiumi i i Manchester United, “Old Trafford” është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet që zjarri ka ardhur si pasojë e prishjes së një motori të ashensorit, shkruan BBC. Sipas mediave lokale deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dha fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar. Në një deklaratë klubi tha se: Zjarri i vogël elektrik është logalizuar shpejt dhe janë marrë të gjitha masat në mënyrë që ky incident të izolohet.”