Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe investimin për stadiumin e dytë të futbollit, pas atij të “Elbasan Arena”-s, atë “Loro Boriçi” në Shkodër, për të cilin ka shprehur shqetësimin mbi administrimin e këtij institucioni sportiv pasi për ndërtimin e tij janë shpenzuar fondet e buxhetit të shtetit.

Pas kthimit nga vizita e tij zyrtare në Turqi, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, ku është folur kryesisht mbi monumentet e kulturës, por kreu i ekzekutivit të vendit në qendër të fjalimit të tij ka pasur stadiumin kombëtar të futbollit në Tiranë. Duke theksuar se jemi me fat që e kemi mundësinë e të ndërtuarit të një stadiumi të tillë në qendër të qytetit dhe jo në periferi, pasi në këtë mënyrë stadiumi do të jetë një qendër komunitare dhe biznesi dhe jo të mbetej si diçka që gjallërohet vetëm në fundjavat e ndeshjeve të futbollit, Rama tha se “Arena Kombëtare” do të jetë një stadium i standardeve të kërkuara nga UEFA. Rama u shpreh ndër të tjera se tashmë me projektin e ri, ish-stadiumi “Qemal Stafa” do të kthehet nga një qendër biznesi mesjetar në një qendër publike dhe private, pasi investimet që priten do ta jetësojnë atë në 7 ditë të javës dhe jo vetëm në fundjavat e ndeshjeve. Sipas kryeministrit, për stadiumin kombëtar të Tiranës nuk do të shpenzohet asnjë lek nga buxheti i shtetit, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë bashkëpronare në kompleksin gjigant që do të ndërtohet, pas shqyrtimit të një sërë projektesh së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. 

Artikulli paraprakMATURA SHTETËRORE, 12% E MATURANTËVE MBETËS NË MATEMATIKË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHKODËR