Pas ndeshjes së javë së kalur të Vllaznisë ndaj Partizanit stadiumi “Loro Boriçi” i është nënshtruar rikonstruksionit të fushës.
Tashmë ka nisur mbjellja e barit të ri e cila është shoqëruar me hedhjen e një sasie të madhe rëre dhe për këtë arsye duhet pritur dalja e barit të ri, kjo kërkon një periudhë kohe prej 2 javësh ku askush nuk do të shkelë në fushë. Por njëkohësisht punimet në stadiumin shkodranë vazhdojnë edhe në pistën e tartanit e cila mendohet të përfundojë në një afat kohorë prej 10 ditësh.
Falë këtyre ndërhyrjeve në rikonstruksionin në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja e javës së ardhshme ndaj Skëndërbeut mendohet do të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Drejtuesit e Vllaznisë në fakt kanë një merak tjetër, atë se do të bëhet fusha gati kjo fushë për ndeshjen e parë të fazës së dytë, atë me Lushnjën apo jo. Kjo sfidë do të luhet sipas kalendarit menjëherë pas ndeshjes me korçarët dhe padyshim janë përballje që duhen fituar.