Mbeturinat në fshatin Stajkë janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët. Ndërsa hyn në këtë zonë, në anë të rrugës vihen re mbetje të ndryshme, të cilat sipas banorëve qëndrojnë pa u pastruar edhe me muaj të tërë. Ata thonë se në mungesë të kontenierëve detyrohen ti hedhin mbetjet në rrugë.

Banorët thonë se një situatë e tillë është mjaft shqetësuese për shëndetin e tyre, pasi mbetjet mund të kthehen në burim infeksioni për ta.

Pas shqetësimit të ngritur nga banorët, ka ardhur edhe reagimi i bashkisë Vau Dejës. Dilaver Muriqi, punonjës shërbimi thotë se kazanët e mbeturinave janë larguar nga vetë banorët, ndërsa shton se do të merren masa ndaj atyre që hedhin në vende të papërshtatshme mbetjet.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të pastrohen rregullisht mbetjet në fshatin Stajkë, si dhe të vendosin kontenierët e mbeturinave në mënyrë që rruga të mos mbulohet nga mbeturinat.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: NGA PARKIMET ME PAGESË NË SHKODËR DO FITOJË VETËM BASHKIA
Artikulli tjetërTEATRI “MIGJENI” FITON ÇMIMIN HISTORIK