Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, dhe mesa duket interesi deri tani ka qene i madh ne qarkun Shkodër.Drejtoresha e sigurimeve shoqërore te qarkut Shkodër, Violeta Staka sa i përket numrit te personave përfitues ne qarkun e Shkodrës, shprehet se deri tani e kane përfituar 83 persona.

Pensioni social sipas Stakes është nje ndihmese e vlefshme , pasi kjo moshe përballet me nevoja emergjente te jetesës.Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi. Siç dihet çdo i moshuar mbi 70 vjeç, pa te ardhura te tjera dhe rezident prej 5 vitesh ne Shqipëri, nga janari i vitit 2015 ka te drejtën e perfitimit te pensionit social. Aktualisht jane pajisur te gjithe ata qe nuk kan pasur asnje lloj tjeter te ardhurash ose mund te kenë pasur nje pension social te reduktuar.

Artikulli paraprakDEDEJ: PARKU KOMBËTAR I ALPEVE DO SJELLË ZHVILLIM LOKAL
Artikulli tjetërTË LARGUARIT NGA PUNA: RAMA KA GATI FSHESËN SPASTRUESE