Periudha e verës është koha kur emigrantët shkodranë kthehen nga jashtë, moment i përshtatshëm për plotësimin e kushteve për përfitimin e pensioneve.

Për arsye të ndryshme, një pjesë e madhe e tyre i kanë lënë pas dore. Drejtorja e Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në Shkodër, Violeta Staka, u bën thirrje të gjithë këtyre personave që të hedhin kontributet përmes sigurimit vullnetar.

Në këtë mënyrë, mund të përfitojnë të nesërmen pensionin.

Drejtorja Staka shprehet se banorët e zonave rurale e kanë mundësinë e blerjeve të viteve të punës si të vetëpunësuar në bujqësi. Një detyrim që kurrësesi nuk duhet t’a lënë pas dore.

Pagesa e kontributeve shoqërore edhe për këtë vit është e njëjtë si në tre vitet e fundit. Duke qenë e tillë, është në levërdinë e kontribuesve të prapambetur.

Vonesat e pagesave të kontributeve shoqërore në shumë raste vijnë edhe si pasojë e pamundësisë së qytetarëve për t’i paguar.

Megjithatë, kjo është mënyra e vetme për të përfituar një pension të rregullt.

 

Artikulli paraprakPROJEKTI PËR TEATRIN/ VOKSHI: JA SKEMA E GRABITJES SË TK DHE NDËRTIMI I 6 KULLAVE
Artikulli tjetërVERA RIKTHEN TRAFIKUN NË SHKODËR