Star Kids, emisioni i dashur për gjithë shkodranët por edhe më gjërë nisi sezonin e ri për këtë vit. Në drejtim të këtij emisioni tashmë do të jetë artistja Enejda Kruja e ndihmuar nga dy bashkëprezantuesit e vegjël Noel dhe Onesa.

Në emisionin e parë për këtë sezon i ftuar ishte Arian Çuliqi, regjisori i njohur dhe drejtor i teatrit “Migjeni”. Fillimisht Çuliqi tregoi për këtë post të ri dhe rikthimin e tij në Shkodër.
Fëmijët e pranishëm i drejtuan pyetje të ndryshme Çuliqit i cili rrëfen për marrëdhenien e tij me drejtorët por edhe se si po sillet ai vetë tashmë si drejtor.

Një prej pyetjeve ishte se çfarë planesh ka drejtori Çuliqi për të përmirësuar kushtet në teatrin “Migjeni” sa i përket ngrohjes apo karrikeve.

Në karrierën e gjatë si regjisor Çuliqi thotë se ka bashkëpunuar me aktorët më të mirë të humorit të të gjithë Shqipërisë.

Do të vijë një moment që brezi i ri i aktorëve të humorit do ta ringrejë estradën e Shkodrës aty ku duhet shprehet Çuliqi gjë për të cilën edhe po punon.

“Një baba tepër” është filmi i preferuar nga një listë e gjatë filmash të Çuliqit ndërsa tregon edhe një ngjarje në filmin e njohur “Pak Fresk Sonte”.

Në fund ka një mesazh për brezin e ri.

Star Kids do të vijojë në ekranin e Star Plus TV çdo të mërkure në orën 21:00 me të ftuar të ndryshëm të artit, kulturës, sportit por edhe më gjërë se kaq.

Artikulli paraprakCENSUSI NEGATIV, SPECIALISTËT MBLIDHEN NË SHKODËR
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR- VELIPOJË, HUMB JETËN 4-VJEÇARI