Prej dy vitesh një televizion i njohur Norvegjez në partneritet me Star Plus television ka marrë një nisëm sa më humane, po aq novatore në implementimin e mbledhjes live të fondeve për familjet në nevojë.
Televizioni Norvegjez TV Visjon Norge për tre netë me radhë nga Kisha Ungjillore këtë në Shkodër ka transmetuar pamje të shumë familjeve që ndodhen në kushte të vështira ekonomike.
Këto pamje janë transmetuar live në Norvegji ku janë ndjekur nga miliona njerëz. Më pas janë këto teleshikues që pasi shohin familjet në nevojë dërgojnë ndihma të cilat mblidhen tek kisha ungjillore në Shkodër dhe pastaj nga aty u shpërdahen familjeve të varfëra.
Pastor i Kishës Ungjillore në Shkodër Koli Puka shprehet se ky është viti i dytë radhazi që kemi pasur transmetim live për tre netë për shikuesit e televizionit Norvegjez dhe jemi të kënaqur për këtë partneritet, i cili është shumë i frytshëm për familjet në nevojë për shërbesën që ne zhvillojmë
Ky projekt vjen si risi për mënyrën se si operohet dhe në të njëjtën kohë krijon mundësinë për të ndihmuar shumë familje në nevojë. Star Plus televizion ndihet i vlerësuar që një televizion prestigjioz në Norvegji ka zgjedhur si partner bashkëpunimi këtu në Shkodër këtë televizion.
Star Plus dhe Visjon Norge televizion në Norvegji përmes këtij bashkëpunimi synojnë të sjellin sëbashku zhvillimin e projekteve të ndryshme sociale dhe dinamika të ndryshme të
cilat janë të përfshira në vizionin dhe kontributin që ne Televizioni Norvegjez bashkë me Star Plus e Kishën Ungjillore japin në Shkodër e më gjërë