Në kërkesën drejtuar bashkisë Shkodër, ndër të tjera kemi kërkuar informacion nëse ka një projekt ku mund të bëhet e mundur përcaktimi i një zone që kthehet në treg për artizanët.
Në përgjigjë të kërkesës tonë, bashkia Shkodër dha këtë informacion.

“Promovimi I artizanatit dhe mbështetja e Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, ka qenë dhe mbetet në vëmendjen e bashkisë Shkodër. Kjo mbështetje shumë dimensionale është finalizuar edhe në një marrëveshje mes institucionit tonë dhe kësaj Shoqate, e cila synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore, përmes disa masave konkrete lehtësuese si:

– Mbështetjen në organizimin e panaireve, ekspozitave dhe aktiviteteve promovuese sipas kalendarit të mirëpërcaktuar dhe janë 17 të tilla, gjithsej 65 ditë.
– Përjashtimin nga tarifat e përkohshme të Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë për aktivitetet e organizuara në partneritet me Bashkinë Shkodër për promovimin e produktit territorial.

Në kuadër të Strategjisë Territoriale 2015 – 2030 të Bashkisë Shkodër, ndër objektivët strategjikë është edhe zhvillimi I zonave të reja tregtare tregtare përmes krijimit të rrugëve tregtare të artizanatit, si një zonë e dedikuar për ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin ekonomik.”

Artikulli paraprakPAS REFERENDUMIT PËR SHKARKIMIN E BASHËS, BERISHA KUJTON MESAZHIN E ISH-SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT
Artikulli tjetërQAFË THORE, BORA BLLOKON SËRISH RRUGËN DREJT THETHIT